E FUNDIT: Dëmtimi i rëndë për Zaniolon, Roma nis negociatat me objektivin e Milanit!

13 Janar 2020
12:20
back button

Dëmtimi i rëndë i pësuar nga Nicolo Zaniolo në sfidën Roma-Juventus (sulmuesi pritet të qëndrojë jashtë të paktën 3-4 muaj) ka bërë që verdhekuqtë të hidhen te objektivi i Milanit dhe Napolit, Matteo Politano i Interit. Zikaltërit e lëshojnë për jo më pak se 20 milionë euro. Megjithatë, negociatat do të vazhdojnë deri në fund të janarit.

Milani është takuar me agjentin dhe kanë rënë dakord për rrogën, ndërsa duhet rënë dakord me Interin, që kërkon shkëmbim me Kessie. Milani nuk është dakord për momentin. Ndërkohë, Roma provon ta marrë huazim me detyrim blerje në fund të sezonit në rast se arrin një numër të caktuar ndeshjesh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit