Dëmtohet 2 javë para duelit, rikthimi i Nate Diaz në kafaz shtyhet për në qershor

4 Maj 2021
10:16
Telesport
back button

Rikthimi i Nate Diaz në kafaz është shtyrë për shkak të një dëmtimi. Sipsa ESPN, 36-vjeçari amerikan ka pësuar një dëmtim të lehtë, por që e pengon të duelojë më 15 maj, në eventin UFC-262, ndaj britanikun Leon Edwards.

Për pasojë, ai pritet të rikthehet në kafaz më 12 qershor, në eventin UFC-263) edhe pse nuk ka ardhur ende konfirmimi zyrtar. Diaz, nuk duelon që prej nëntorit 2019, kur humbi sfidën ndaj Jorge Masvidal për titullin “baddest motherfu**er” (BMF belt).

Një duel që pritet me padurim, pasi fituesi mund të ketë shansin të duelojë për titullin kampion në peshën “welter” (pesha 71-77) në të ardhmen. Edwards, aktualisht renditet i katërti në këtë Divizion.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit