Dëmtohet kampioni i botës, shtyhet dueli i peshës së rëndë

8 Maj 2019
9:28
Telesport
back button

Debutimi i boksierit ukrainas Oleksandr Usyk në peshën e rëndë do të shtyhet. Kampioni i botës në peshën “cruiserweight” (pesha deri 91kg) ka pësuar një dëmtim në krahë. Ndaj dueli i planifikuar më 25 maj ndaj Carlos Takam është shtyrë për një datë ende të papërcaktuar.

Lajmin e konfirmoi sot Eddie Hearn, menaxheri i boksierit, që tha se së shpejti do të bëjnë publike datën e re të këtij dueli. “Për shkak të një dëmtimi, Usyk është detyruar të shtyjë duelin ndaj Carlos Takam, që ishte planifikuar më 25 maj. Së shpejti do të bëjmë me dije datën e re të kësaj sfide”, shkruan Hearn.

Usyk, 26 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij, kampion i padiskutueshëm i peshës “cruiserweight”, mësohet se nuk ka një dëmtim të rëndë dhe se rikuperimi mund të jetë i shpejtë. Ai vendosi që në maj të këitj viti të debutojë në peshën e rëndë, ku gjithashtu synon të jetë kampion bote. Ndërsa rivali i tij, 38-vjeçari Carlos Takam, numëron 36 fitore, 5 humbje e 1 barazim në karrierën e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit