Dënimi 10 vjeçar i Skënderbeut bën jehonë dhe xhiron e botës, shkon deri… në Arabi! (FOTO)

12 Korrik 2019
17:36
Anton Cicani
back button

Vendimi i CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë) për të mos pranuar apelimin e Skënderbeut, duke lënë në fuqi dënimin e UEFA-s mbi përjashtimin e klubit korçar për 10 vjet nga kompeticionet europiane ka bërë xhiron e botës.

Shumë të përditshme, portale, por edhe gazeta me famë botërore kanë pasqyruar lajmin, duke u ndalur te fakti se skuadra bardhekuqe është akuzuar se ka trukuar rreth 50 ndeshje nga viti 2010 deri në ditët e sotme, por sidomos ndeshje në kompeticionet europiane (mes tyre, ndeshja e vajtjes ndaj Crusaders, Irlandë e Veriut).

Madje, lajmi ka shkuar deri në Arabinë e largët…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit