“Dënimi i Juventus-it”, Nainggolan: E dija që kishte diçka

24 Janar 2023
16:51
Denis Hakanaj
back button

I intervistuar nga Radio Goal, ish-mesfushori i Roma-s dhe Inter-it, Radja Nainggolan, ka folur në lidhje me Serinë A aktuale, duke nisur me rastin e Juves dhe dënimin me 15 pikë të vendosur nga Gjykata Federale e Apelit e FIGC për fitimet fiktive:

“Dënimi me -15 për Juventus-in? “E dija që herët pse vonë do të dilte diçka e papritur. Unë kam provuar gjithmonë t’i mund”, ka qenë komenti i belgut.

Nainggolan foli edhe për drejtuesit e Napol-it dhe trajnerin e tyre: “Spalletti? I uroj atij të fitojë titullin që nuk e ka fituar në të kaluarën. Me të jam ndjerë gjithmonë mirë, e ndjej edhe sot, është një njeri që më ka dhënë aq shumë.

“Në Napoli ai po i shfrytëzon lojtarët në mënyrën më të mirë, ju mund të shihni që ata janë shumë të bashkuar dhe rrjedhimisht shumë të fortë. Rikthimi im në fushë? Tani po bëj një tatuazh, edhe nëse nuk kam shumë hapësirë ​​të lirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit