Dënimi me dy vite burg, Ronaldo del para gjyqit më 14 janar

14 Dhjetor 2018
12:32
Alfred Lleshi
back button

“La Audiencia Provincial” ka thirrur Cristiano Ronaldon të hënën e 14 janarit 2019 për të qenë në Madrid dhe për të ratifikuar para gjyqtarit marrëveshjen e arritur me Thesarin, pasi u akuzua se ka bërë evazion fiskal prej 14.7 milionë euro. Në seancën dëgjimore, lojtari i Juventusit do të gjykohet si fajtor për kryerjen e katër veprave fiskale gjatë kohës së tij te Real Madridi dhe do të pranojë një dënim me dy vite burg, që synohet të konvertohet në mënyra të tjera.

CR7 tashmë e ka likuiduar gjobën ndaj Thesarit (pjesa më e madhe është paguar më 6 gusht, kur derdhi 13.4 milionë euro në arkën publike spanjolle), por ende nuk ka dalë në Gjykatë dhe përpara Prokurorit, siç është e shënuar në ligj. Avokati i tij, José Antonio Choclán, po përpiqet që dënimin me dy vite burg ta zëvendësojë me një gjobë shtesë prej 375.000 euro, por drejtësia nuk e ka pranuar ende këtë gjë në negociata.

Këtë javë, edhe një lojtar tjetër portugez ishte në Madrid. Bëhet fjalë për Coentrao, i cili, gjithashtu, është ndëshkuar për krimin e mashtrimit financiar, me gjobën përkatëse. Ai ka kaluar nëpër të njëjtën rrugë, si dhe pesë herë fituesi i “Topit të Artë”. Avokati i tij e nxori Coentrao para gjyqtarit përmes videokonferencës. Choclán po punon të bëjë të njëjtën gjë edhe me Ronaldon. Portugezi bardhezi preferon ta dëgjojë dënimin nga distanca, por në fund është gjyqtari që do të vendosë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit