Denver e Milwaukee fitojnë dhe mbrojnë kreun, triumfojnë edhe ekipet e Los Anxhelos

20 Mars 2023
8:25
Telesport
back button

Denver rikthehet te fitorja në NBA, pas fitores 108-102 ndaj Brooklyn, duke mbrojtur kreun e renditjes në Perëndim. Porter ralizoi 28 pikë e Murray 25, por protagonist ishte sërish Jokic me një “triple double” (22 pikë, 17 rebound, 10 asist). Te fitorja rikthehet edhe ekipi i Lakers, që falë 35 pikëve të Austin Reaves, mundi 111-105 New Orleans.

Skuadra e Milwaukee konsolidon pozitat në krye të renditjes në Lindje pas fitores 118-111 ndaj Toronto. Pr Bucks u dalluan Lopez me 26 pikë e Antetokounmpo me një “triple double” (22 pikë, 13 rebound, 10 asist). Fitojnë edhe Clippers, që mundën 117-102 Portland, ndeshje ku për miqtë shkëlqeu Paul George me 29 pikë.

Zhgënjen Phoenix, që u mund 124-120 nga Oklahoma, sfidë ku për vendasit u dallua Alexander Shai me 40 pikë. për Suns, Booker realizoi 46 pikë, por që mbetën për statistikë. Miami, falë 26 pikëve të Butler, mundi 112-100 Detroit, ndërsa San Antonio mundi 126-118 Atlanta, ndeshje ku u dalluan Johnson e Vassell, me nga 29 pikë secili.

NBA – Rezultatet e sotme

Brooklyn – Denver, 102-108

Oklahoma – Phoenix, 124-120

San Antonio – Atlanta, 126-118

Detroit – Miami, 100-112

Houston – New Orleans, 107-117

Milwaukee – Toronto, 118-111

Portland – Clippers, 102-117

Lakers – New Orleans, 111-105

Lajme të tjera

Lajmet e fundit