Denver e Milwaukee mbrojnë kreun në Konferencat përkatëse, avancojnë Lakers

23 Mars 2023
8:28
Telesport
back button

Skuadra kampione e Golden State mposhti 127-125 rivalët e Dallas, duke qëndruar në zonën play off në Perëndim. Ndeshje e ekuilibruar deri në fund, ku për Warriors u dalluan Kuminga me 22 pikë e Curry me 20 pikë e 13 asist. 30 pikët e Luka Doncic për Dallas mbetën për statistikë.

Fitore të rëndësishme arriti edhe ekipi i Lakers, që mundi 122-111 Phoenix. Devin Booker realizoi 33 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan për të fituar. Për Lakers u dalluan Davis me 27 pikë, Russell me 26 e Reaves me 25 pikë. Memphis, falë 37 pikëve e 10 rebound të Jaren Jackson, mundi 130-125 Houston (Green 32 pikë)

Denver konsolidon pozitat në krye të renditjes në Perëndim pas fitores 118-104 ndaj Washington. Nikola Jokic protagonist me 31 pikë e 12 rebound. Fitore të lehtë arrin Milwaukee, që mbron kreun në Lindje pas fitores 130-94 ndaj San Antonio (Antetokounmpo 31 pikë e 14 rebound), ndërsa Miami mundi 127-120 New York (Butler 35 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Washington – Denver, 104-118

Dallas – Golden State, 125-127

Miami – New York, 127-120

Toronto – Indiana, 114-118

Chicago – Philadelphia, 91-116

Memphis – Houston, 130-125

Milwaukee – San Antonio, 130-94

Minnesota – Atlanta, 125-124

Utah Jazz – Portland, 115-127

Lakers – Phoenix, 122-111

Lajme të tjera

Lajmet e fundit