Denver “fluturojnë” me Jokic, triumfojnë edhe Lakers, Toronto e Clippers

30 Nëntor 2023
8:21
Telesport
back button

Lakers rikthehen te fitorja në NBA, duke mposhtur 133-107 Detroit jashtë fushe. Ndeshje e mirë për Russell, autor i 35 pikëve, mbështetur nga Davis me 28 pikë e James me 25. Skuadra e Orlando mundi 139-120 Washington, ndeshje ku diferencën në fushë e bëri Wagner me 31 pikë.

Zhgënjen Philadelphia, që u mund 124-114 nga New Orleans, ndeshje me rivalitet shumicën e kohës. Maxey realizoi 33 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për vendasit u dallua Williamson me 33 pikë. fitojnë edhe Clippers, që falë 34 pikëve të Leonard e 26 të Harden, mundën 131-117 Sacramento.

Kanadezët e Toronto mposhtën 112-105 Phoenix, një ndeshje me rivalitet deri në fund, ku diferencën e bëri kolektiviteti i ekipit vendës (6 lojtarë mbi 13 pikë). Kampionët e Denver mundën 134-124 Houston, ndeshje ku Jokic realizoi 32 pikë, 10 rebpund e 15 asist, mbështetur nga Porter me 30 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Detroit – Lakers, 107-133

Orlando – Washington, 139-120

Toronto – Phoenix, 112-105

Memphis – Utah Jazz, 105-91

New Orleans – Philadelphia, 124-114

Denver – Houston, 134-124

Sacramento – Clippers, 117-131

Lajme të tjera

Lajmet e fundit