Denver mundin Lakers e shpallen kampionë në Perëndim, luajnë për herë të parë në finalet e NBA

23 Maj 2023
8:19
Telesport
back button

Skuadra e Denver Nuggets u shpall sot kampione në Konferencën e Perëndimit në NBA, pas fitores në frymën e fundit 113-111 ndaj Lakers, në ndeshjen e katërt finale. Denver fitoi kështu 4-0 serinë e ndeshjeve, duke fituar titullin e parë në histori në Konferencën e Perëndimit në NBA.

Për pasojë, Denver do të luajë për herë të parë në 47 vite histori për titullin kampion në NBA, me fituesin që do të dalë nga sfida mes Miami e Boston (3-0 për Miami). Edhe një herë ai që bëri diferencën në fushë ishte Nikola Jokic, autor i një “triple double”, me 30 pikë, 14 rebound e 13 asist.

Ndeshja ishte e hapur deri në fund, më e mirë për Lakers në pjesën e parë, ku shkëlqeu LeBron James, autor i 40 pikëve e 10 rebound. Davis e mbylli me 21 pikë e 14 rebound, por që s’mjaftuan për të fituar. Përveç Jokic, prë Denver u dalluan edhe Murray me 25 pikë e Gordon me 22 pikë.

Jokic u shpall edhe MVP i këtyre finaleve, duke vendosur edhe rekordin e 8 “triple double” në finalet play off. Rekordi ishte me 7 “triple double”, vendosur në vitin 1967 nga Wilt Chamberlain. Tashmë Denver do të synojë titullin e parë në histori, ndërsa për Lakers ky ishte maksimumi për një sezon që nisi keq por që u përmirësua me kalimin e kohës.

NBA-Konf.Lindje, Play off-Finale

Boston – Miami, (0-3)

NBA-Konf.Perëndim, Play off-Finale

Denver – Lakers, 113-111 (4-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit