Deontay Wilder braktis ringun për kafazin: Dua ta mbyll karrierën duke dueluar në MMA

9 Nëntor 2023
10:26
Telesport
back button

Boksieri amerikan Deontay Wilder po planifikon të lërë ringun dhe të nisë një karrierë në MMA, disiplinë ku synon të luftojë përpara se të tërhiqet nga sporti. Wilder i lindi kjo dëshirë pas duelit mes Francis Ngannou dhe Tyson Fury. Tifozët shpresojnë të shohin Wilder dhe Ngannou të nënshkruajnë një marrëveshje me dy ndeshje, e cila do t’i shihte ata të duelonin si në kafaz ashtu dhe në ring.

Gjithsesi, Wilder ka konfirmuar interesimin e tij për MMA. Duke folur për “Blue Blood Sports TV”, Wilder tha: “Po mendoj t’i bëj të dyja, UFC dhe boks. Do të jem një njeri i rrezikshëm në UFC me doreza më të vogla. Më vjen të marr një trup të madh dhe ta përplas, pastaj t’i hipi sipër dhe ta rrah keqazi”.

Wilder nuk e ka përmendur Ngannou si kundërshtar, por boksieri amerikan, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka marrë pjesë në seancat MMA ndërsa fliste me gazetarin e njohur Ariel Helwani në fillim të kësaj jave. Ai që e konfirmoi këtë gjë është vetë Ngannou.

Deontay Wilder për disa muaj është trajnuar me MMA. Asgjë nuk është vendosur, por disa gjëra më kanë tërhequr vëmendjen, kështu që kjo është diçka që ka kuptim. Ai është vërtet serioz për të dueluar në MMA. Është shumë i interesuar për MMA, por do të jetë një sfidë ndryshe për të”, tha Ngannou.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit