Deontay Wilder “zbulon” emrin e fituesit në revanshin mes Joshua e Usyk

23 Qershor 2022
10:31
Telesport
back button

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, amerikani Deontay Wilder, ka zgjedhur ukrainasin Oleksandr Usyk si fituesin e revanshit të 20 gushtit. Në Jeddah, kampioni i botës në peshën e rëndë do të duelojë ndaj britanikut Anthony Joshua.

Një revansh pas fitores që Usyk arriti vjet në shtator ndaj Joshua në Londër. Sipas Wilder, ukrainasi do ta fitojë edhe revanshin, duke qëndruar i pamposhtur dhe do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Unë jam me Usyk në këtë sfidë. Shumë njerëz janë e mendojnë si unë. Është një duel i madh që do e shohë e gjithë bota. Unë zgjedh Usyk si fitues”, u shpreh Deontay Wilder, që nuk duelon që prej tetorit të vitit të kaluar.

Joshua ka përvojë në Arabi, aty mposhti Ruiz në revansh, ndaj nuk ka probleme të duelojë sërish aty. Të dy boksierët janë të qetë, kanë përvojë dhe do të dinë si të menaxhojnë situatën. Sidomos Usyk, që është më i saktë në zbatimin e një plani”, tha më tej Wilder.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit