Depay-Dumfries, “tulipanët” kualifikohen në fazën me elimin direkt (VIDEO)

17 Qershor 2021
23:00
Telesport
back button

Holanda merr 3 pikët e radhës dhe tashmë siguron kualifikimin në fazën me elimin direkt.

Ndryshe nga sfida me Ukrainën, ndaj Austrisë ishte gjithçka e lehtë dhe fitorja 2-0 në Amsterdam erdhi falë golave të Depay me penallti në pjesën e parë dhe të Dumfries në të dytën.

Ndeshja nisi e qetë, deri në minutën e 9, kur Dumfries fitoi një penallti, pas faullit të kapitenit austriak, David Alaba në hyrje të zonës, me VAR që vendosi gjithçka.

Penalltinë e mori përsipër Depay në minutën e 11 dhe ja doli të shënojë. Pas golit të shënuar Holanda kishte disa raste në pjesën e parë, por pa rezultat.

Në të dytën Holanda vjen më e zbehtë, por Austria nuk arrin të çajë dhe të krijojë raste. Në minutën e 67 Malen merr një top të befasishëm dhe mësyn drejt zonës.

Ylli i PSV ka mundësinë të godasë vetë, por në fund vendos të pasojë për Dumfries, që tund rrjetën pas devijimit minimal të portierit.

Austria qëndron në kuotën e 3 pikëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit