Seria A

Derbi, Barcelona, legjionarët…, sa shumë dilema në kokën e Spallettit!

Interi po përgatitet për derbin e Milanos, që do të luhet të dielën, në orën 20:30. Një lajm i mirë për trajnerin Spalleti, i cili ende nuk e di nëse do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion. Vrsaljko është stërvitur me grupin dhe duhet të jetë gati për ndeshjen kundër Milanit. Kroati, pas ndeshjes së “Ferrara” me SPAL, nuk shkoi në ekipin kombëtar për shkak të problemit të gjurit.

Lëndimi, megjithatë, është më pak serioz se sa pritej dhe ai do të garojë për një fanellë titullari në derbi me Danilo D’Ambrosio, gjithashtu i rikuperuar e gati për të qenë në fushë. Një tjetër kroat, Marcelo Brozoviç, midis ditës së sotme dhe të nesërme do të kthehet në stërvitje me grupin. Mesfushori në fjalë ishte titullar i Interit, por e humbi ndeshjen kundër SPAL për shkak të një lëndimi të lehtë të muskujve. Brozoviç, pothuajse me siguri do të jetë i pranishëm dhe i disponueshëm për derbin.

Dyshimet e Spallettit kanë të bëjnë me lojtarët që do të kthehen këtë javë nga kombëtaret e tyre, kryesisht amerikano-jugorët Icardi, Lautaro, Miranda dhe Vecino. Të dy, mbrojtësi argjentinas dhe ai brazilian do të përballen në një miqësore në Arabinë Saudite, por situata më e komplikuar duket me Matis Vecino. Pasi shënoi kundër Koresë së Jugut, ai do të luajë në Japoni dhe do të bashkohet me ekipin zikaltër vetëm disa ditë para ndeshjes së kampionatit kundër Milanit.

Koha është plot angazhime. Spalletti do të duhet të peshojë zgjedhjet dhe të menaxhojë forcat. Tri ditë pas derbit, Interi do të shkojë në “Camp Nou’ për t’u përballur me Barcelonën në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve (faza e grupeve) dhe të hënën më pas do të fluturojë për në Romë, për të luajtur kundër Lacios.

Më shumë nga Seria A