Derbi Erzeni-Partizani në Europë, trajneri Tomorri e konsideron “short me fat”

29 Qershor 2019
20:18
Telesport
back button

Në raundin e dytë eliminator të Challenge Cup në volejboll për meshkuj, shorti ka vënë përballë dy nga skuadrat më të mira shqiptare të sezonit të kaluar: Partizanin kampion dhe Erzenin fitues të Kupës së Shqipërisë. Ekipi që do të fitojë këtë derbi shqiptar do të luajë më pas ndaj një rivali italian në raundin e tretë të Challenge Cup.

Trajneri i Partizanit, Ylli Tomorri, në një deklaratë që ka dhënë për “klubin sportiv Partizani” në Facebook ka komentuar shortin: “Mendoj se për ecurinë në kupat e Europës ky short është shumë i mirë. Madje, edhe sikur unë ta kisha tërhequr rivalin, nuk do bëhej më mirë. Arsyeja? E para, në të gjitha skuadrat në rajon që ishin në vazo, Partizani dhe Erzeni jane më të dobtit”, thotë Tomorri.

Më tej, trajneri i njohur vijon arsyetimin e tij: “E dyta, ne nuk shpenzojmë shumë financa. Më mirë se me këtë short si mund të pretendonim për kualifikim. Unë mendoj të përveshim mëngët, të krijojmë një ekip akoma më të mirë se vjet dhe të mendojmë me arsye për kualifikimin. Duke na përkrahur të gjithë: Sponsorë, klubi, tifozët etj., do t’ia dalim mbanë të kualifikohemi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit