DERBI I KOPENHAGENIT: Zjarr, zhurmë dhe emocione në 90′ betejë sportive (VIDEO)

2 Dhjetor 2019
14:34
back button

Dhjetori ka nisur me një superderbi në Danimarkë, ai historiku mes FC Copenhagen dhe Brondby, i cili u mbyll me suksesin në minutën e fundit të kohës së rregullt për të zotët e shtëpisë, në një “Telia Parken” të mbushur plot dhe ku akustika ka qenë fantastike përveç se dekorin dhe spektaklin e ndërthurur me pyro.

Heroi i pasdites: Viktor Fischer, që ka shënuar dy gola, por sidomos që i ka dhënë mundësi Copenhagen që të shpresojë ende te titulli, edhe pse Midtjylland këtë sezon është duke ecur mjaft fort.

Pavarësisht temperaturave të ftohta, në fund, futbollistët vendas kanë hequr fanelat dhe kanë festuar me tifozët. Me këtë sukses, Copenhagen kanë shkuar 9 pikë larg Brondby, që pozicionohet në vend të katërt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit