DERBI I KRYEQYTETIT | Zhurmë në tribuna, qetësi brenda fushe! Vetëm një rast në 45′ e para. Sfida e mbyllur 0-0 (VIDEO)

19 Tetor 2023
20:00
Telesport
back button

Partizani dhe Tirana jane duke luajtur sonte derbin e parë të kryeqytetit mes tyre për këtë sezon, i shtyre per shkak se Air Albania ishte ruajtur per Shqiperi-Çeki. Nje ndeshje per t’u rikuperuar pra. Skuadrat kane zbritur në fushën e “Air Albania”-s për të matur forcat, në sfidën e prapambetur të javës së gjashtë të Superiores.

Arbër Abilaliaj debuton sot në krye të “demave” për të zëvendësuar Zoran Zekiçin dhe ka përzgjedhur 11-shen, ku do të duhet t’ia dalë pa disa lojtarë të rëndësishëm. Nga ana tjetër, Julian Ahmataj nuk ka ndryshuar skemë nga fitorja me Vllazninë në ndeshjen e kaluar duke i besuar të njëjtëve lojtarë.

Nje ndeshje e mbyllur me me vetem nje rast te rrezikshem per Partizanin. Ka qene Tedi Cara ai qe iu shkëput mbrojtjes dhe doli i vetëm para portierit te Tiranes, por Abdullahu ndalon gjuajtjen e tij duke shpëtuar një gol të sigurt.

RASTI I CARES – VIDEO

Per bardheblute shume pak qartesi me topin dhe shume pozicionime gabim. Per te kuqte edhe nje demtim, ai i Sotes ne pjesen e pare.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Murataj, Bytyçi, Sota Atanaskoski, Mehmeti, Maget, Rrapaj, Taipi, Cara, Binsuka. Trajner: Arbër Abilailiaj

TIRANA: Abdullahu, Doka, Najdovski, Hoxhallari, Pwrgjoni, Hila, Deliu, Jonuzi, Latifi, Hasani, Abazaj. Trajner: Julian Ahmataj

Lajme të tjera

Lajmet e fundit