Derbi i LA edhe në merkato, Clippers rivalizojnë Lakers për dy yjet e NBA-së

12 Dhjetor 2018
20:28
Telesport
back button

Merkato e verës së ardhshme në NBA pritet të jetë shumë e “nxehtë”, pasi skuadra e Clippers, që këstë sezon po bën një paraqitje të mirë, synon të duelojë me Lakers për të sjellë në Los Anxhelos disa nga yjet e basketbollit amerikan. Sipas medieve, drejtuesit e Clippers po ndjekin nga afër dy lojtarë “big” të NBA-së, që nga 1 korriku do të jenë “free agent” (lojtarë të lirë).

Bëhet fjalë për Kevin Durant, që luan me Golden State dhe Kawhi Leonard, që aktualisht aktivizohet me ekipin e Toronto. Këta dy basketbollistë do të jenë yjet e merkatos së verës së ardhshme, kur do të jenë të lirë të largohen nga ekipet e tyre. Skuadra e Lakers ka kohë që i kërkon, por duket se do të nisë një derbi me Clippers për t’i marrë, të dyja ekipet të Los Anxhelosit (LA).

Steve Ballmer, pronari i Clippers, ka deklaruar se do të provojë t’i sjellë të dy këta yje të basketbollit te skuadra e tij, ose të paktën njërin, për të përforcuar ekipin dhe të duelojë për titull. Pas kësaj, ai synon të ndërtojë një stadium të ri në Los Anxhelos, tërësisht për Clippers dhe të “divorcojë” nga “Staples Center”, ku aktualisht luajnë të dyja ekipet e këtij qyteti. Ai është shprehur se ka ardhur koha që Clippers të bëhet ekipi më i mirë në NBA.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit