Derbi i Mançesterit ndez pasditen! Formacionet zyrtare

7 Mars 2021
17:16
Telesport
back button

Pep Guardiola dhe Ole Gunnar Solskjaer kanë zgjedhur formacionet për derbin e Manchesterit. Nga krahu i “The Citizens” thuajse nuk ka asnjë mungesë dhe trajneri spanjoll ka pasur të gjithë grupin në dispozicion.

Numri një i stolit të Cityt ka zgjedhur të aktivizojë si titullar Gabriel Jesus, duke snobuar edhe një herë tjetër Sergio Augeron, që e nis nga stoli. Mahrez dhe Sterling janë dy sulmuesit e tjerë.

Në mesfushë luajnë De Bruyne dhe Gundogan, ndërsa së bashku me ta është edhe Rodri, me Foden dhe Bernardo Silva që e nisin nga stoli.

Mbrojtja i besohet dyshes së momentit Dias-Stones, ndërsa nga krahët luajnë Cancelo dhe Zinchenko.

Tek United, Solskjaer vuan disa mungesa si De Gea, Pogba dhe Cavani. Mbrojtja e “Djajve të Kuq” është ajo e zakonshmja, ndërsa në mesfushë luajnë McTomminay dhe Fred.

Fernandes, James dhe Rashford luajnë më të avancuar, në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Martial.

Manchester City (4-3-3): Ederson; Cancelo, Dias, Stones, Zinchenko; Gundogan, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Gabriel Jesus, Sterling. Allenatore: Pep Guardiola

Manchester United (4-2-3-1): Henderson; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; McTominay, Fred; James, Bruno Fernandes; Rashford; Martial. Allenatore: Ole Gunnar Solskjaer

Lajme të tjera

Lajmet e fundit