Derbi i Manchesterit për sulmuesin francez që po magjeps të gjithë

14 Janar 2020
9:12
Telesport
back button

Manchester United dhe Manchester City janë në garë për të marrë sulmuesin 23-vjeçar francez Moussa Dembele, që luan në Ligue 1 me ekipin e Lion. Talenti francez ka shumë kërkesa, por duket se një nga ekipet e Manchesterit do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Sipas “L’Equipe”, si City ashtu dhe United kanë dërguar përfaqësuesit e tyre për të parë nga afër lojtarit dhe biseduar me menaxherin e futbollistit. Dembele ka një kontratë deri në vitin 2023 me Lion dhe kushton rreth 40 milionë euro, një talent që ka bërë për vete të gjithë.

Këtë sezon, Moussa Dembele ka realizuar 14 gola në 28 ndeshje me Lion në të gjitha kompeticionet, një futbollist ku skuadrat e Manchesterit janë gati të investojnë.

Moussa Dembele

Lajme të tjera

Lajmet e fundit