DERBI I SHEIKËVE | City gjunjëzon Messi, Mbappe dhe Neymar! Haaland mbetet jashtë Champions

24 Nëntor 2021
23:21
Telesport
back button

Manchester City mundi Paris Saint-Germain në derbin mes sheikëve dhe fitoi Grupin A të Ligës së Kampionëve, duke lënë francezët mbrapa +4 pike, të cilët u mjaftuan vetëm me vendin e dytë.

Nje ndeshje e dominuar ajo e djemve te Pep Guardiola qe paten nje mori rastesh dhe finalizuan shume pak. Por, ne fillim te pjeses se dyte, nje aksion sjell golin e PSG me Mbappe dhe pak fat.

Nderkohe, “citizens” reaguan dhe shenuan dy gola me Sterling dhe Gabriel Jesus (fantastik asisti i Bernanrdo Silva).

Në ndeshjen tjetër të grupit, Brugge dështon të marre pike ndaj Leipzig, qe fiton. Belget tashmë rrezikon të përjashtohen nga çdo kupë. Gjithçka do të vendoset në ndeshjet e fundit.

Eklips total te Borussia Dortmundin, që eliminohet nga Liga e Kampionëve pas disfatës në ndeshjen direkte të vlefshme për vendin e dytë në Grupin C të Champions League nga Sporting, i cili fiton 3-0 dhe shkon ne 1/16-tat, duke dërguar gjermanët në Ligën e Evropës.

Haaland, pas mungeses ne Boteror, mer nje tjeter goditje per vitin 2022…

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit