“Derbi i vogël” ndahet në paqe, katër “big” ishin në fushë!

24 Shkurt 2020
17:22
back button

Në pritje të derbit Tirana-Partizani i vlefshëm për Kategorinë Superiore, në Kategorinë e Dytë, Java e 15-të ka vendosur përballë dy ekipet e kryeqytetit në “Derbin e Vogël”…

Në “Skënder Halili” u zhvillua Tirana B-Partizani B, e cila u mbyll në paqe 1-1. Për të kuqtë shënoi Melani golin e parë, ndërsa Beshiraj barazoi në të 64’ për bardheblutë.

Ajo që ia vlen të thuhet është se në formacionet e dy skuadrave ishin edhe katër futbollistë “big”, pra pjesë e ekipit A në fakt por që nuk kanë luajtur për arsye të ndryshme.

Te Partizani B, Esat Mala dhe Romero (I pari i lënë jashtë për shkak të mosrinovimit dhe i dyti për thyerje të disiplinës) ndërsa te Tirana B, Edon Hasani dhe Mario Morina (nuk luajtën në sfidën ndaj Kukësit). Partizani B renditet në vendin e 5-të me 26 pikë, ndërsa Tirana B në vendin e 7-të me 18 pikë.

FT| Tirana B-Partizani B 1-1

Beshiraj 64′ / Melani 34’

Lajme të tjera

Lajmet e fundit