Derbi londinez për firmën e yllit të Real Madrid

24 Qershor 2019
21:15
back button

Tottenham Hotspur do të konkurrojë Arsenal për firmën e mesfushorit të Real Madrid, Dani Ceballos. 

22-vjeçari ka vuajtur për të gjetur minuta te Los Blancos nën drejtimin e Zinedine Zidane dhe mendohet të mos jetë në planet e francezit. 

Spurs thuhet të kenë nisur negociatat me spanjollin e talentuar, por AS pretendon se Arsenal gjithashtu kërkon ta blejë. 

Ceballos mesa duket kërkon të huazohet dikë sesa të transferohet përfundimisht, por Madrid ka ndërmend të fitojë sa më shumë të ardhura nga shitja e tij. 

Arsenal është gati të paguajë 50 milionë eurot që kërkon Real, një shifër që do të boshatiste të gjithë buxhetin në dispozicion të Unai Emery. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit