Derbi më i frikshëm gjerman shet biletat në kohë rekord

20 Janar 2019
21:07
back button

Vetëm dhjetë minuta kanë kaluar dhe biletat e derbit të Hamburgut SV mes FC St. Pauli dhe HSV janë shitur. Ndeshja do të zhvillohet më 10 mars në stadiumin Millerntor. 

Rreth 15,000 bileta që St. Pauli ka vënë në dispozicion për ata që nuk kanë abonimin sezonal, kanë mbaruar sa hap e mbyll sytë. 

Për shkak se një pjesë e stadiumit do të mbetet boshe për t’u siguruar se nuk do të ketë asnjë përplasje mes tifozëve rivalë, derbi do të ketë 29,178 shikues. 

Duke filluar nga dita e martë, ata që duan të shesin biletën e tyre mund ta bëjnë në faqen zyrtare të klubit të St. Pauli me një çmim më të shtrenjtë. 

Derbi i Hamburgut njihet si një nga më të zjarrtët në Europë. Tifozët e dy klubeve bëjnë një atmosferë të veçantë sa herë që përballen me njëri-tjetrin dhe shpeshherë ka ndodhur që ka pasur edhe incidente. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit