“Derbi me Interin? Flisni sikur do të kryqëzohemi, por…”, Giampaolo kritikon edhe Paqueta!

16 Shtator 2019
0:09
back button

Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo, duke folur për derbin ndaj Interit, teksa i pyetur nga një gazetar në sallë, ka thënë duke u larguar: “Ju flisni për derbin sikur të jetë një kryqëzim, sikur do të kryqëzohemi, por ajo ndeshje është gëzim, diçka e bukur, futboll! Do ta luajmë!”.

Më pas, ka folur edhe për Paqueta, duke e kritikuar: “Eshtë i çrregullt, por dua ta bëj që të luajë në atë rol! Do të luajë pas sulmueve, por duhet pak kohë, megjithatë ai është inteligjent. Në mes të shtatorit mos prisni ekipe perfekte!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit