Derbi në kohë izolimi / Tirana-Partizani, plas sherri me “Coronavirus” në internet…

23 Mars 2020
11:04
Alfred Lleshi
back button

Futbolli është në karantinë, futbollistët të izoluar. Sipas mundësive, ata po zhvillojnë stërvitje individuale, pa qenë në gjendje ta dinë se kur do t’iu rikthehen fushave të blerta. Në fakt, ky makth ka përfshirë mbarë njerëzimin, që duket në gjunjë para “Coronavirus”. Megjithatë, rivaliteti mes tifozërive në kohën e luftës me armikun e padukshëm nuk njeh “ulje armësh”. Sidomos kur bëhet fjalë për aksin Tiranë-Partizan, apo “Tirona Fanatics”-“Ultras Guerrils”. 

Dy tifo-grupet e njohura të kreyeqytetit kanë thumbuar në distancë njëri-tjetrit, duke e marrë shtysën nga situata e emergjencës globale. Bardheblutë, nën moton “social distancing the Tirona way”, kanë dashur të evidentojnë arratisjen e skuadrës së tyre të zemrës në klasifikimin aktual të Superiores. Thënë ndryshe, kreu i renditjes me 53 pikë është goxha larg vendit të dytë, që mbahet nga Kukësi, me 44 pikë. 

Në këtë kuptim, i ashtuquajtiuri “distancim social”, që kërkohet prej njerëzve në kushtet e “Coronavirus”, është materliazuar më së miri nga 24 herë kampionët e vendit, sidomos nga “armiku” më i madh, Partizani, plot 15 pikë, ose katër vende largësi në “shkallaren” e Superiores.

Nuk kanë vonuar “Ultras Guerrils” të përgjigjen, duke u kthyer pas në kohë, në fillimverën e vitit të kaluar, kur Partizani e siguroi matematikisht titullin e 16-të kampion në ndeshjen ndaj Tiranës, në “Selman Stermasi”. Duke botuar foton e zbarkimit të tifozëve të kuq dhe pushtimit të tapetit të stadiumit të Tiranës prej tyre, “Guerrilsat” shkruajnë: “Ishte koha kur s’kishte nevojë për karantinë, që dikush të mbyllej më shtëpi…”   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit