Derbi shqiptar mes Erzenit dhe Partizanit në Ligën “Gjergj Kastrioti” për meshkuj

27 Shkurt 2023
9:06
Telesport
back button

Erzeni dhe Partizani janë dy ekipet finalist të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj. Të ekipet shqiptare janë kualifikuar pas ndeshjeve të dyta gjysmëfinale, ku u përballën me rivalët nga Kosova, në turneun që bashkon ekipet mes dy shteteve.

Erzeni u mund 3-2 nga Ferizaj në ndeshjen e dytë luajtur në Durrës (25-18, 25-23, 12-25, 24-26, 11-15), por fitorja e dy seteve të para ishte e mjaftueshme për të avancuar më tej. Shijakasit u kualifikuan falë setavarazhit më të mirë, pasi kishin fituar 3-0 ndeshjen e parë në Kosovë.

Mjaft e bukur sfida tjetër mes Partizanit dhe Pejës, ku të kuqtë fituan 3-1 në “Asllan Rusi”, në një ndeshje me shumë rivalitet (25-21, 19-25, 26-24, 25-19). Të dyja skuadrat dueluan fort për çdo pikë, por në fund triumfoi Partizani, që kualifikohet falë setavarazhit, pasi Peja fitoi 3-2 ndeshjen e parë në Kosovë.

Gjysmëfinale – Meshkuj

Nd.1, Ferizaj – Erzeni, 0-3

Nd.1, Peja – Partizani, 3-2

Nd.2, Erzeni – Ferizaj, 2-3

Nd.2, Partizani – Peja, 3-1

Lajme të tjera

Lajmet e fundit