DERBI: Sormani arnon Partizanin, Egbo rigjen dy titullarë!

10 Korrik 2020
20:06
Eraldo Harlicaj

Tirana dhe Partizani do të luajnë derbin e fundit të sezonit që është i rëndësishëm për të dy ekipet. Bardheblut duan të mbajnë avantazhin e pikëve ndaj Kukësit, ndërsa “Demat” kërkojnë me ngulm Europën.

Ndeshja e sotme që do të luhet në orën 20:45, në “Air Albania” është mjaft e veçantë. Të kuqtë nuk kanë në dispozicion Çinarin, Boldorin, Koten dhe Malën, sepse janë prekur nga COVID-19. Trajneri Adolfo Sormani ka hedhur një ekip të arnuar, por që të jep besim. Belica rikthehet nga minuta e parë, ndërsa sulmi i besohet Solomon dhe Brown, së bashku me Bardhin.

Tirana nga krahu tjetër rikthen nga minuta e parë Dokën dhe Bathën. Ata nuk luajtën ndaj Kukësit sepse kishin kartonë të verdhë. Pritet një ndeshje me shumë emocione në Air Albania.

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Telushi, Broja, Cordeiro, Solomon, Brown, Bardhi. Trajner: Adolfo Sormani

TIRANA: Lika, Doka, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Cobbinah, Cale, Torassa, Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo

Lajme të tjera

Lajmet e fundit