Dërgoi kundërshtarin në spital, 7 ndeshje pezullim për Bailly (Pamjet)

20 Janar 2023
14:40
Denis Hakanaj
back button

Lajme shumë të këqija për mbrojtësin Eric Bailly, i huazuar nga United te Marseille, i cili është ndëshkuar me shtatë ndeshje skualifikim pas ndërhyrjes ndaj N’Diaye në Kupën e Francës, që i ka kushtuar kartonin e kuq dhe një “vizitë” në spital kundërshtarit.

Episodi ka ndodhur, siç u tha, në ndeshjen e luajtur nga skuadra e Tudor kundër Hyëeres ku Bailly ka goditur në gjoks me një shkelm të shkretin N’Diaye.

Lojtari është transportuar menjëherë në spital dhe, fatmirësisht, nuk ka pasur dëmtime serioze. Nëse naë atë kohë mbrojtësi i Marseille u ndëshkua me karton të kuq, tani ka ardhur edhe vendimi më i ashpër.

Bailly, në fakt, është skualifikuar zyrtarisht për shtatë ndeshje. Imazhet e ndërhyrjes së tij të frikshme kanë bërë xhiron e internetit në atë kohë.

Edhe në këto orë janë të shumtë ata që kanë shprehur mendimin se vendimi i marrë kundër tij ka qenë më shumë se i drejtë duke parë rrezikshmërinë e ndërhyrjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit