Deschamps: PSG mbetet një kandidate e denjë për të fituar Champions League

1 Dhjetor 2023
9:26
Telesport
back button

Trajneri i kombëtares franceze Didier Deschamps, në një intervistë për “BeIN Sports”, foli për rrugëtimin e PSG në Champions League. “Janë 6-7 skuadra që kanë ambicjen për ta fituar këtë turne dhe mendoj se mes tyre është edhe PSG. Gjithsesi, sezoni është ende i gjatë dhe faza e grupeve s’ka përfunduar ende”, tha Deschamps.

Ai që prin në këtë sezon mbetet kampionati, që ndihmon për të avancuar edhe në Champions. Në Europë skuadra e PSG nuk ka shkëlqyer shumë, por kalendari i ndeshjeve është i ngjeshur dhe duhet të jesh në formë në çdo ndeshje. Gjithsesi, PSG mbetet një kandidate e denjë për të fituar Champions League”, tha Deschamps.

Champions League është një turne që mund të dhurojë surpriza e nevojiten futbollistë me përvojë për të bërë diferencën. PSG këtë sezon ka një trajner të ri, që po ndërton nga e para një skuadër, ndaj mund t’i duhet pak kohë. Gjithsesi, përvoja e fituar ndër vite dhe ajo e këtyre muajve mund ta ndihmojë në Europë”, tha Deschamps.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit