“Dështaku” i Interit bëhet golashënues, por lë nam me kërcimin e tij (Video)

21 Mars 2019
13:52
back button

Gabriel Barbosa duket se po gjen veten dita ditës. Këtë po e tregon me Flamengon, teksa së fundi në ndeshjen ndaj Madureira për kampionatin Carioca shënoi dy gola.

Sulmuesi brazilian shënoi fillimisht në pjesën e parë, teksa ishte me fat që i doli topi me portën e boshatisur. Ndërsa në fund të pjesë së dytë finalizoi një aksion personal me marrje të bukur dhe goditja që shkoi në rrjetë falë devijimit të mbrojtësit.

Gabigol është duke kaluar një moment të mirë sepse ka shënuar 5 gola në 5 ndeshjet e para të këtij kampionati, duke e ngjitur ekipin e tij në vend të dyte të renditjes.

Vëmendje të veçantë mori festimin i tij me një kërcim ndryshe, por më shumë u kritikua për të shkurtat që i kishte shumë të ngushta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit