Dështaku i PSG kthehet mbrapsht edhe nga Portugalia! Dikur u pagua 25 mln euro

8 Tetor 2019
23:47

E pabesueshme por e vërtetë! Dikur konsiderohej talent, sot nuk e do as Sporting Lisbona dhe po mendon që në janar ta kthejë te PSG, nga ku e mori në ditët e fundit të merkatos së verës. Po flasim për Jese, i cili është jashtë projektit të klubit portugez.

Spanjolli paguan edhe ndryshimin në stol që ndodhi tri ditë pasi kishte shkuar, kur Keizer mori vendin e Silas. PSG pagoi 25 mln euro te Real Madrid për ta blerë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit