DËSHTIM TOTAL: Zidane publikon listën e Realit, mungon ylli i ekipit!

25 Shtator 2020
17:15
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Zinedine Zidane ka publikuar listën e 22 lojtarëve që ka grumbulluar për ndeshjen që do të luhet nesër, prej orës 21:00, kundër Real Betisit në transfertë. Kampionët e Spanjës duan të arrijnë fitoren e parë në kampionat, pasi barazuan me Sociedadin me rezultatin 0-0.

Bie në sy sërish mungesa e Eden Hazardit. Belgu nuk është grumbulluar me “Los Blancos” duke konfirmuar momentin e errët që po kalon. Ai është i dëmtuar dhe po stërvitet në mënyrë individuale.

Sulmuesi i krahut është dështimi më i madh i madrilenëve. Ai u ble nga Chelsea, por që prej kalimit në Madrid ka qëndruar më shumë i dëmtuar dhe jashtëforme. Ai u rikthyer sërish mbipeshë në Madrid pas pushimeve të verës. E njëjta situatë si sezonin e kaluar!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit