Dështimi 80-milionësh qëndroi në stol ndaj Norwich, trajneri Ljunberg zbulon arsyen

2 Dhjetor 2019
17:31
back button

Dështimi i Arsenalit Nicolas Pepe është lënë në stol gjatë barazimit 2-2 ndaj Norwich të dielën pasi nuk ka bindur trajnerin e ri Freddie Ljunberg në stërvitje.

Lojtari i ardhur për 80 milionë euro nga Ligue 1 nuk ka arritur të replikojë formën e mirë të një sezoni më parë me Topçinjtë dhe Ljunberg shprehet se sulmuesi nuk ka bërë mjaftueshëm për të luajtur ndaj Norwich.

“Pepe është lojtar shumë i mirë, por unë mundohem të zgjedh lojtarët që do të luajnë duke u bazuar te stërvitja,” shprehet trajneri i përkohshëm.

Megjithatë ai nuk i ka mbyllur derën 24-vjeçarit, duke shtuar se çdo lojtar në skuadër do të ketë mundësinë të tregojë aftësitë e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit