“Dështimi i Ferrarit, një projekt i nisur keq që në startin e tij”

14 Korrik 2020
10:09
Telesport
back button

Fundjava e fundit e Ferrarit ka qenë një dështim i vërtetë. Një makinë e avashtë në pistë gjatë provave zyrtare dhe një dështim i plotë në pistë në garë, me dy pilotët që u përplasën mes tyre. Drejtori sportiv i “kokëkuqes”, Mattia Binotto, duke analizuar paraqitjen e makinës italiane në dy garat e para përpiqet të vërë “pikat mbi i”.

Nuk është momenti për të ngritur akuza pas atij aksidenti, por të punojmë fort. Problemi është se nuk mund të nisemi nga vendet e mesit të renditjes, duhet të jemi më afër kreut. Fakti është se ne nuk bëmë garë, u përplasëm që në fillim dhe nuk morëm dot asnjë pikë”, tha Binotto.

Nuk arritëm të krahasojmë ndryshimet e aplikuara në makinë me atë të garës së mëparshme. Kjo është situatë e keqe dhe na duhet të kuptojmë origjinën e problemit, pasi vetëm kështu mund të avancojmë. Ndoshta ky është një problem që ka nisur që në konceptin bazë të këtij projekti, pra diçka e nisur keq që në start”, tha Binotto.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit