Dështimi i parë i Jurgen Klopp te Liverpool, pas 6 sezonesh mbetet jashtë Champions League

26 Maj 2023
10:29
Telesport
back button

Pas 6 sezonesh radhazi, ku gjithnjë ka qenë protagonist, skuadra e Liverpool nuk do të marrë pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm. Fitorja që Manchester United arriti ndaj Chelsea në kampionat ka mbyllur përfundimisht garën për në Champions, ku janë kualifikuar Manchester City, Arsenal, Newcastle dhe Manchester United.

Liverpool javët e fundit kishte hyrë në garë për një vend mes 4 skuadrave më të mira në Premier League, por pa sukses. Hera e fundit që “reds” nuk kanë luajtur në Champions ishte sezoni 2015-2016. Ishte sezoni kur nisi epoka e Klopp, që mori drejtimin e skuadrës në javën e nëntë, pas shkarkimit të Brendan Rodgers.

Që nga ajo kohë, ekipi i Liverpool ka qenë gjithnjë mes 4 skuadrave më të mira në Angli dhe në Champions League, duke shkuar tri herë në finale dhe fituar 1 prej tyre, atë ndaj Tottenham (2019) dhe humbur dy të tjera. Gjatë kësaj periudhe, Liverpool fitoi edhe një titull në Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit