Dështimi i PSG-së dhe ish-interisti futin në sherr Leonardo-n me Tuchel

24 Maj 2020
19:54
Denis Hakanaj
back button

Përveç Mauro Icardi-t dhe Thiago Silva-s, mes arsyeve të diskutimeve në shtëppinë e PSG-së mes trajnerit Tuchel dhe drejtuesit Leonardo janë edhe dy emrat e Eric Maxim Choupo-Moting dhe të ish-interistit Alex Telles.

Kontrata e sulmuesit me PSG-në skadon në fund të qershorit dhe pavarësisht aktivizimit të pakët, ai mbetet një nga të besuarit e Tuchel. Trajneri, në fakt, kërkon që lojtarit t’i rinovohet kontrata me 1 vit, por Leonardo nuk është dakord.

Më pas vjen Telles, mbrojtësi i majtë i Porto-s që pëlqehet nga Leonardo, ndërsa Tuchel duket se ka kërkuar një mbrojtës të majtë me prirje mbojtëse dhe një të djattë me prirje sulmuese.

Lajmi është raportuar nga Footmercato.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit