“Dështimi më i rëndë i VAR në historinë e Champions-it, këtu është prova”. Akuzë e re pas Inter-Barcelona

5 Tetor 2022
14:21
Alfred Lleshi
back button

Polemikat për arbitrimin dhe mbi të gjitha pas asaj që ndodhi sërish në Champions League, në Inter-Barcelona, nuk shuhen. “Mundo Deportivo” gjithashtu “del në fushë”, duke treguar disa imazhe të futbollit me duar të Dumfries, me komentin e mëposhtëm:

“VAR nuk njohu një dorë të Dumfries në zonë, kur Ansu ishte gati të shënonte me kokë në minutën 92-të në aksionin e mëposhtëm”.

Gazeta spanjolle komentoi edhe vendimin për të mos akorduar penalltinë: “Gabimi më i rëndë në historinë e VAR në Champions League. Pamjet tregojnë se nuk ka asgjë që të justifikojë vendimin e marrë nga dhoma e VAR-it, ku ishin gjyqtarët Pol van Boekel dhe Dennis Hingler”.

Xavi përfundoi i dëshpëruar dhe dërgoi një mesazh të fuqishëm, duke kërkuar që grupi i arbitrimit të jepte shpjegime për vendimet:

“Jam i indinjuar. Na mohuan një gol për një dorë, por nuk na dhanë penallti për një dorë tjetër të Dumfries. Cilin rast të marrin si të ligjshëm, nuk po kuptojmë asgjë, por është padrejtësi e madhe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit