Dështoi në Spanjë, sulmuesi rikthehet në Premier League

10 Janar 2019
18:15
back button

Valencia ka ndërprerë përpara kohe huazimin e Michy Batshuayi, këtë e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i klubit të La Liga-s Mateu Alemany. 

Sulmuesi i Chelsea-t ka zhgënjyer në Spanjë, duke shënuar vetëm dy gola në 23 ndeshje për klubin. 

Alemany tha: “Për momentin jemi duke negociuar me disa klube për largimin e Michy Batshuayi. 

“Lojtari e di. Për të mirën e tij dhe të klubit, jemi duke gjetur një zgjidhje. Presim largimin e tij në orët apo ditët e ardhshme.”

Sulmuesi belg shkëlqeu në Bundesliga me Borussia Dortmund vitin e kaluar, por nuk ka arritur të replikojë formën e tij në La Liga, ku ka shënuar vetëm dy herë.

Batshuayi me shumë mundësi do të rikthehet në Premier League, por jo te Chelsea. West Ham dhe Crystal Palace janë interesuar për belgun.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit