Dështoi shkëmbimi me Interin, Roma hidhet në sulm për shqiptarin

18 Janar 2020
9:04
Alfred Lleshi
back button

Pas shkëmbimit të dështuar mes Interit dhe Romës, kjo e fundit ndryshon objektivin e saj në merkaton e janarit. Matteo Politano nuk do të arrijë në kryeqytet, prandaj, sipas “Sky Sport”, Xherdan Shaqiri i Liverpool është i zgjedhuri për ekipin e Fonseca. Shqiptari është një nga alternativat e Jurgen Klopp karshi treshes sulmuese të formuar nga Mané, Salah dhe Firmino, megjithëse në disa rrethana është përdorur edhe në mesfushë. Këtë sezon, megjithatë, minutat e tij në fushë janë vetëm 256.

Ylli i kombëtares së Zvicrës, të cilin Serie A e ka njohur tashmë me Interin, në gusht u ankua për hapësirat e pakta të aktivizimit në “Anfield”. Tani, Roma mund t’i ofronte atij një alternativë për të qenë rregullisht në fushë, duke mbushur boshllëkun e krijuar nga dëmtimi i Zaniolo. Ideja e verdhekuqve është që ta huazojnë lojtarin me të drejtë blerjeje përfundimtare. 

Në kushtet e rënies poshtë të sgkëmbimit Spinazzola-Politano, tani Shaqiri mund të jetë “hiti” i duhur i merkatos dimërore. Mbetet të shihet nëse Klopp e lëshon shqiptarin, teksa më herët ka ngulmuar se nuk heq dorë nga asnjë opsion që ka në dispozicion, duke ditur se garon në shumë drejtime.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit