Dështoi transferimi i Andre Silva, Monaco hedh sytë te i përjashtuari i Conte

24 Korrik 2019
17:17
Telesport
back button

Pasi dështoi transferimi i mesfushorit Andre Silva nga Milan te Monaco (nuk kaloi vizitat mjekësore), skuadra franceze ka kursyer 30 milionë euro, të cilat do t’i përdorë për një tjetër blerje. Dhe pa humbur kohë, skuadra franceze ka gjetur zëvendësuesin.

Ai është mesfushori kroat i Interit, Ivan Perisic, që gjithashtu kushton po 30 milionë euro. Sipas “Corriere Della Sera”, drejtuesit e skuadrës franceze kanë kontaktuar sot Beppe Marotta për të parë mundësinë e realizimit të këitj transferimi.

Perisic nuk gëzon besimin total të trajnerit Antonio Conte, që shprehet se ende nuk ka gjetur rolin e duhur për kroatin, ndaj edhe mund të largohet. Perisic ka një kontratë deri në vitin 2022 me zikaltërit, por mund të largohet që këtë verë. Te Monaco e presin.

Mesfushori kroat Ivan Perisic

Lajme të tjera

Lajmet e fundit