Dështon operacioni “Pogba 2”, talenti i United le thatë Juventusin!

13 Nëntor 2019
20:44
back button

Juventus po tenton prej kohësh që të arrijë të sigurojë shërbimet e një prej talenteve më premtues të Manchester United, Tahith Chong.

Holandezi nuk ka gjetur shumë hapësira me “Djajtë e Kuq” dhe bardhezinjtë po mundohen që të gjejnë një marrëveshje me 19-vjeçarin, për ta bindur që të kalojë në Torino.

Drejtuesit e “Zonjës së vjetër” kërkojnë që të arrijnë një tjetër operacion të ngjashëm me atë të Paul Pogba, pasi kontrata e Chong përfundon në fund të sezonit dhe ai mund të kalojë te Juventus me parametra zero.

Gjithsesi, tentativat e bardhezinjve duket se kanë dështuar, pasi së fundmi Chong ka folur për mediat dhe është shprehur i qartë që fokusi i tij është Manchester United. “Vazhdoj të jem lojtar i Manchester United dhe fokusi im është i gjithi këtu. Për kontratën ka kohë për të folur. E përsëris që fokusi im është këtu”, ka përfunduar Chong.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit