Vonon transferimi i Rodriguez, Napoli ka gati alternativën 65-milionëshe

16 Korrik 2019
10:03
Telesport
back button

Skuadra e Napolit ka gati alternativën në rast se dështon transferimi i sulmuesit kolumbian James Rodrigez. Ai është ylli i skuadrës së Lille, Nicolas Pepe (37 gola në 97 ndeshje me këtë ekip).

Sipas mediave italiane, trajneri Carlo Ancelotti kërkon me ngulm dhe rrit presionin te presidenti De Laurentiis që të mbyllë marrëveshjen me Rodriguez, të cilin e ka patur te Reali dhe Bayern. Por marrëveshja ende nuk po vjen.

Nicolas Pepe me Lille

Madje ditët e fundit është mësuar se edhe Atletico Madrid ka hyrë në garë për James Rodriguez, duke paguar më shumë se Napoli.

Për këtë arsye, skuadra napoletane po sheh për një emër alternativë. Për Pepe, që luan në Ligue 1 me Lillë, skuadra e Napolit është gati të paguajë 65 milionë euro.

Për Pepe, që ka kontratë deri në vitin 2022 me Lillë, janë interesuar mjaft skuadra, në Spanjë, Angli, Gjermani dhe Itali. Madje oferta për të ka qenë edhe më e lartë (80 milionë euro nga Arsenal), por ende nuk ka asgjë konkrete për të ardhmen e 24-vjeçarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit