Dështon “vjedhja” e Tottenham: I bënë një ofertë trullosëse, por e refuzoi

24 Qershor 2021
15:57
Denis Hakanaj
back button

Presidenti i Sevilla-s, Jose Castro, ka zbuluar një prapaskenë interesante të merkatos.

Një prapaskenë që ka lidhje me trajnerin Julen Lopetegui.

Numri një i klubit spanjoll ka zbuluar se Tottenham ka provuar t’ia “vjedhë” teknikun…

“Tottenham ka provuar ta bindë Lopetegui-n të shkojë në Premier League me një ofertë trullosëse. Julien më ka telefonuar dhe më ka thënë gjithça”, ka thënë Castro për Cadena Ser.

“Disa trajnerë shtyhen nga faktorë ekonomikë, por Julen i ka idetë e qarta dhe është i lumtur këtu. Më ka thënë edhe se do ishte shumë e vështirë të gjente një vend pune më të mirë se ky”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit