Detajet: Largimi i Sarrit, Juventusit i kushton sa qimet e kokës!

8 Gusht 2020
16:28
Eraldo Harlicaj
back button

Juventusi largoi trajnerin kampion Maurizio Sarri vetëm pas një viti që qëndroi te skuadra italiane. Tekniku fitoi kampionatin me “Zonjën e vjetër”, por u kritikua shumë për lojën e tij dhe eliminimi nga Lyoni i vendosi vulën shkarkimit.

Kampionëve të Italisë do t’u kushtojë shumë shtrenjtë ky largim. Ata duhet të paguajnë rreth 20 milionë euro pas largimit të teknikut të tyre. Kampionët e Italisë duhet të paguajnë ende një vit Allegrit nga kontrata e mbetur e ish-trajnerit të tyre.

Tani duhet të paguajnë 5.5 milionë euro neto në sezon, deri në qershorin e 2022. Sarri do të përfitojë 11 milionë euro rrogë duke qëndruar pushim, por nëse i shton dhe faturën e stafit teknik, atëherë kostoja shkon në 20.3 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit