DETAJET: Policia shpëtoi Grezdën, sherri mund të shkonte më keq

1 Qershor 2020
17:23
Eraldo Harlicaj
back button

Rijeka kaloi në finalen e kupës pas fitores me dramë ndaj Osijekut të Eros Grezdës. Ndeshja nuk kaloi pa zhurmë, pasi futbollistët e Osijekut dolën shumë të pakënaqur nga vendimet e gjyqtarit të ndeshjes Igor Pajac.

Në fund të ndeshjes pati përplasje mes lojtarëve për shkak të nervozizmit, ndërsa delegati i ndeshjes, Iva Smokrovic, shënoi dhe një sulm fizik ndaj lojtarëve të Rijekës me protagonist shqiptarin Eros Grezda.

Shqiptari u sulmua nga Antonio Colak në fushë, por duket se gjakovari donte të lante hesapet dhe pas ndeshjes. Shqiptari e goditi futbollistin në kokë dhe duhej ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjakrat. Gjithçka u shënua nga delegati i ndeshjes dhe Grezda rrezikon dënim shembullor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit