Devolli: Ndeshje e madhe, Tirana një avaz për 90 minuta!

18 Maj 2019
18:41
back button

Trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli, beson gjithnjë e më shumë te mbijetesa, pas barazimit 0-0 në Tiranë ndaj një rivali direkt si Tirana, nën presion të frikshëm.

Në "Gol pas goli" në Supersport Devolli ka lavdëruar të tijtë dhe ka mbetur shumë i kënaqur nga loja…

"Luajtëm një ndeshje të madhe në Tiranë, ndaj një ekipi të madh, për të cilin më vjen keq, por më vjen më shumë keq për vete dhe për djemtë e mi. Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, patëm raste të shumta dhe e kërkuam fitoren, por nuk shënuam dot. Do vuajmë deri në ndeshjen e fundit, por më gëzon loja dhe forma e ekipit.

"Treguam edhe një herë se nuk e meritojmë të biem. Skuadra ka harmoni e entuziazëm, kështu do vijojmë deri në fund, nuk i di të tjerat.

"Shorti i mbetur dhe shpresat për mbijetesë? Kemi shpresuar që në fillim, që në janar, jo më tani që jemi kaq pranë dhe ishim superiorë në çdo drejtim ndaj një Tirane me emër të madh. Shpresa na mban gjallë deri në fund.

"Rastet që pati Ngo? Gabimet u bënë te kroset, i kishim marrë masat për mbulim, por pati pakujdesi. Janë normale, Tirana ka cilësi dhe lojtarë të mirë, është normale që të krijojë raste për shënim. Më pas e detyruam Tiranën të luante vetëm me topa të gjatë, ashtu si në Fushë-Krujë. Nuk e lejuam të luante futboll, ndryshe nga çfarë bën në ndeshjet e tjera, por nuk patëm fat që të shënonim".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit