Devollit i mbahet goja pas fitores: Kualitetin tonë e tregojmë në Elbasan!

17 Shkurt 2019
16:31
back button

Trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli u shfaq tejet i emocionuar në intervistën pas fitores në sfidën e mbijetesës me Kamzës, teksa theksoi se skuadra e tij ka më shumë kualitet për të treguar, për këtë kërkon që ndeshjet t’i luajnë në Elbasan.

"Jam i lumtur për këta djem, për fitoren. Jam i lumtur se ishte një përballje direkt. Kemi bërë një pjesë të parë të rrjedhshme, me aksione, se kemi lejuar Kamzën të ndërtojë. Në pjesën e dytë paniku i kundërshtarit e ndezi lojë. Ishte një ndeshje e shpejtë, jam i lumtur për fitoren. Presidentin e kam mik të madh dhe ekipin e kam në zemër. Jam këtu sot falë presidentit", tha fillimisht trajneri i krutanëve.

Çfarë nuk shkon në pjesën e dytë?

Nuk është se u tërhoqëm. Nuk e bëmë vlerësimin ashtu siç duhet në grup. Ishte meritë edhe e kundërshtarit. Prapë, kishim mundësi të bënim gol më shpejt sepse i kapëm në kundërsulm. Ata na bënë të vuajmë por jam i lumtur që fituam.

Çfarë të motivon?

Këtë punë duhet ta bësh me pasion. Jo vetëm për para. E bëj me pasion. Mundohem të jem serioz, të kemi grinte. 

Më mirë me tifozë apo si “silenciator”?

Ndeshja për tifozë luhet. Por, ne jemi të detyruar. Kam thënë që ndeshjet t’i zhvillojmë në Elbasan që të tregojmë edhe ne lojën dhe kualitetin tonë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit