“Dhimbje koke” për Cungun, lojtari i Kukësit mbyll sezonin

14 Janar 2019
14:16
back button

Ditë më parë u bë publik lajmi se portieri i Kukësit, Faton Maloku ka pësuar dëmtim në tendinë dhe rrezikonte një kohë të gjatë pushimi për shkak të shkallës së rëndë të lëndimit.

Sot, portieri kosovar ka mësuar se ka një këputje të tendinës dhe duhet t’i nënshtrohet një operacioni. Zakonisht riaftësimi pas një operacioni në tendinë zgjat 4-5 muaj, çka do të thotë se Maloku nuk do jetë në dispozicion të Armando Cungut për fazat e mbetura të kampionatit. 

Për këtë në skuadrën e parë me verilindorët do të grumbullohet i riu Jetmir Basha, i cili mbron kuadratin e Kukësit B. Titullar si gjithmonë do të jetë Stivi Frashëri, por në rast dëmtimi të tij, Kukësi do ishte në pikë të hallit.

Maloku u transferua në merkaton e verës te nënkampionët e Shqipërisë, por qëndroi si portier i dytë përgjatë gjithë kampionatit, ndërsa u aktivizua vetëm në dy ndeshje si titullar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit