Dhimbje koke për Sylvinhon, dëmtohet Uzuni gjatë Granada-Betis. Dyshohet problem jo i vogël (VIDEO)

28 Shtator 2023
23:04
Telesport
back button

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni u dëmtua në ndeshjen Granada-Betis, që po luhet në këto momente dhe u detyrua që të ndërpresë ndeshjen.

Uzuni u dëmtua në minutën e 37’, megjithatë sulmuesi “kuqezi” nuk mundi të vazhdojë më ndeshjen dhe në minutën e 39’ la fushën e lojës qe perfundoi me pas 1-1.

Futbollisti ka tentuar të vazhdojë, por dhimbja e ka penguar të vrapojë normalisht, për këtë arsye ka përfunduar i shtrirë në tokë dhe ka kërkuar ndihmë. Pas disa sekondash kujdesi, ai përfundoi duke u zëvendësuar nga Bryan Zaragoza.

Ende nuk dihet se sa i rëndë mund të jetë dëmtimi i shqiptarit, por një lajm i tillë nuk është aspak i mirë për trajnerin Sylvinho, duke ditur që me 12 tetor Kombëtarja do të përballet me Republikën Çeke në kuadër të kualifikueseve të EURO 2024.

DEMTIMI I UZUNIT – VIDEO

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit